Ndeshja ndërmjet skuadrës shqiptare, Skënderbeu dhe asaj zvicerane, Young Boys ka përfunduar pa fitues, shkruan albinfo.ch.
Takimi i zhvilluar në Elbasan ishte mjaft interesant, derisa përfundoi me rezultat 1:1.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Sowe i Skënderbeut në minutën e 65-të, derisa Assale i Young Boysit ka barazuar në minutën e 72-të.
Kjo ishte pika e parë e Skënderbeut në grupet e Ligës së Evropës këtë sezon, derisa e dyta për Young Boysin. Lidere e grupit është Dinamo Kiev me gjashtë pikë, kurse Partizani ka një.
Ndeshja e ardhshme për Skënderbeun do të jetë pikërisht ndaj Partizanit të Beogradit më 19 tetor në Elbasan.