Ka përfunduar 1:1 ndeshja mes Kosovës U19 dhe asaj të Rusisë, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian.
Të dy golat nga të dyja kombëtaret u shënuan gjatët 45 minutave të parë, në përballjen që u zhvillua në Uells, përcjell albinfo.ch.
Fillimisht në epërsi kaluan djelmoshat e Ramiz Krasniqit përmes Aliut në minutën e 11-të të ndeshjes, derisa Rusia barazoi një minutë më vonë me Shkolik.
Kosova me këtë barazim renditet e treta në grup, me pikë të barabarta me Rusinë, ndërsa lider është Uellsi me pikë të plota pas fitores të arritur ndaj Polonisë.
https://www.facebook.com/bekim.bislimi.12/videos/2501686386584156/