Ndryshe nga Franca dhe Gjermania, të cilat lejojnë banorët zviceranë që jetojnë afër kufirit të bëjnë pazar, Italia ka ende rregulla të rrepta hyrëse, duke përjashtuar blerjet e shpejta përtej kufirit, transmeton albinfo.ch.
Sidoqoftë, kryetari i Bashkisë kufitare italiane të Lavena Ponte Tresa i shkroi një letër Ministrisë së Shëndetësisë të vendit, duke kërkuar që të lihet një përjashtim i përkohshëm për banorët e Ticinos që jetojnë brenda 20 kilometrave të kufirit italian, shkruan Thelocal.
Ai kërkoi që njerëzit nga Ticino të lejohen të bëjnë shopinge në dyqanet e Italisë gjatë fundjavës së ardhshme katërditore. /Albinfo.ch