Ka shqetësime për vërshime të mëdha për shkak të sasisë së madhe të borës në malin Säntis të kantonit St. Gallen.
Ka pothuajse 7 metra borë në mal, një rekord i ri në këtë kohë të vitit. Në vitin 2012 ka pasur 5 metra borë në maj, përcjell albinfo.ch.
Nëse moti ngrohet shpejt, banorët vendas frikësohen se mund të përsëritet vërshimi i vitit 1999. Atë vit u quajt përmbytja e shekullit dhe shkaktoi rreth 600 milionë franga dëm.
Por meteorologët thonë se duhet të ketë një seri fatkeqësish që kjo të ndodhë përsëri.