Banka Qendrore Evropiane ka rritur normat e interesit për herë të parë pas më shumë se 11 viteve, në tentim për te kontrolluar inflacionin që ka kapluar Eurozonën.
BQE ka rritur normën e interesit për 0.5 për qind dhe planifikon të bëjë rritje të mëtutjeshme përgjatë vitit.
Norma në fjalë ka qenë negative që nga viti 2014, si një plan për rritjen e zhvillimit ekonomik te shteteve.
Por kjo është dashur të ndryshojë për shkak të rritjes së çmimeve, sidomos ato të ushqimit dhe derivateve./BBC