Banka Qendrore e Kosovës përmes rrjeteve sociale ka treguar se ku dhe si mund të bëhet pranimi dhe konvertimi i valutave të tjera në euro.
Këmbimet valutore, sipas njoftimit, mund të kryhen në Kosovë në të gjitha institucionet apo këmbimoret, të cilat janë të licencuara nga BQK-ja për të ofruar këtë shërbim.
“Valutat e tjera joeuro mund të përdoren si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta joeuro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta joeuro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor, pa kufizim”, njofton BQK-ja.