Fuqia blerëse është shumë e dobët, frangu shumë i fortë. Për të luftuar këtë, HandelSchweiz bën një propozim: Banka Nacionale e Zvicrës t`i ndajë çdo qytetari nga 1200 franga në vit, 100 në muaj.
“Ne kërkojmë që Banka Nacionale e Zvicrës të vazhdojë t`i shpërndajë çdo qytetari direkt një racion të caktuar të parave”, thotë për gazetën „Schweiz am Sonntag” Jean Marc Probst, president i „HandelSchweiz”, përcjell albinfo.ch
“Rreziqet janë sigurisht më të pakta në qoftë se SNB vazhdon të ndërhyjë në tregun e këmbimit valutor.”
Ai që kishte propozuar këtë iniciativë është ekonomisti Michaël Malquart.
“Këtë mekanizëm, Zvicra e ka aplikuar me sukses tashmë në shlyerjen e tatimit CO2″, thotë Malquarti për « Schweiz am Sonntag”, përcjell albinfo.ch
Këtë javë, SNB njoftoi se do të vazhdon të mos e ndryshojë politikën e saj monetare.
Norma bazë e interesit dhe interesi negativ mbetet në nivelin e mëparshëm.