Banka Nacionale e Zvicrës, në nëntë muajt e deritashëm te vitit ka realizuar një fitim prej 5.8 miliardë frangash.
Sipas njoftimit të bërë nga kjo bankë, çmimi i rritur i arit dhe situata aktuale e kamatave janë meritore për shtimin e vlerës dhe për këtë fitim.
Nga ana tjetër, frangu i fortë ka shkaktuar gjatë kësaj periudhe zvogëlim të fitimit, të kushtëzuar nga ndërrimi i kursit të monedhës zvicerane me valutat tjera.
Nga pozicioni i valutave të huaja, ne fund te shtatorit Banka Nacionale Zviucerane kishte 0.3 miliard franga fitim. Ndërkaq, humbjet e shkaktuara nga ndryshimi i kursit kanë qenë 4.7 miliardë franga.
Por, komponentët tjerë, në të cilët kjo bankë është ndarë me fitim prej 5 miliardash, e neutralizojnë këtë humbje. Veç këtyre, vetëm çmimi i arit i ka sjellë asaj fitim prej 5 miliardash.