Sipas një raporti të Bankës Botërorre, të publikuar sot, në botë është zvogëluar numri i njerëzve që jetojnë në varfëri ekstreme, shkruan srf.ch.
Kriteri që përdoret në këtë rast për të përcaktuar varfërinë ekstreme është: më pak se dy franga në ditë për person.
Megjithatë, kjo nuk vlen për njerëzit në zonat e konfliktit, siç tregon më tutje raporti i Bankës Botërore, transmeton albinfo.ch. Atje sot jetojnë më shumë njerëz se kurrë në varfëri ekstreme.
Banka Botërore vlerëson se 200 milionë njerëzve që vuajnë drejtpërdrejt nga pasojat e një konflikti të armatosur ose që kanë ikur për shkak të tij, u duhet të jetojnë me më pak se dy franga në ditë.
Në veçanti njerëzit në Siri, Jemen apo edhe në disa vende afrikane janë të prekur nga ky zhvillim.