Skip to content

Banka Botërore, ndihmë të re në vlerë 4.5 miliardë dollarë për Ukrainën

Banka Botërore do të japë ndihmë të re në vlerë 4.5 miliardë dollarëshe për Ukrainën, duke e ndihmuar kështu “të mbajë shërbimet thelbësore dhe funksionet kryesore të Qeverisë në nivel kombëtar e rajonal”. Paratë, të siguruara nga SHBA-ja, do të ndihmojnë “dhënien e pagave për punonjësit shëndetësorë, punonjësit e Qeverisë dhe mësimdhënësit, po ashtu pensionet […]

Banka Botërore do të japë ndihmë të re në vlerë 4.5 miliardë dollarëshe për Ukrainën, duke e ndihmuar kështu “të mbajë shërbimet thelbësore dhe funksionet kryesore të Qeverisë në nivel kombëtar e rajonal”.

Paratë, të siguruara nga SHBA-ja, do të ndihmojnë “dhënien e pagave për punonjësit shëndetësorë, punonjësit e Qeverisë dhe mësimdhënësit, po ashtu pensionet për të moshuarit, pagat për nëpunësit publikë dhe programet sociale për të pambrojturit”.

Banka Botërore do të vazhdojë të mobilizojë të gjitha burimet e disponueshme për të ndihmuar Qeverinë e Ukrainës të përmbushë nevojat jetike për qytetarët e saj”.