Drejtori ekzekutiv në Bankën Botërore, Konstandin Huber, ka vizituar KEK-un. Ai me këtë rast ka shprehur kënaqësinë e tij për përparimin që është arritur në prodhimin e energjisë elektrike.
“Shpreh mbështetjen time të plotë dhe të institucionit që përfaqësoj në mbështetje të KEK-ut, në veçanti, dhe energjetikës në përgjithësi”, ka theksuar Huber.
Ndërsa drejtori i KEK-ut e ka njoftuar zyrtarin e BB-së në lidhje me zhvillimet e korporatës. Për rikultivimin e depos së hirit Banka Botërore ka dhënë 10 milionë dollarë.
Huber ka vizituar edhe vendin ku parashihet të ndërtohet TC “Kosova e Re” dhe ka siguruar vazhdimin e mbështetjes së BB-së edhe në këtë sektor.