Mario Balotelli është gjithmonë në qendër të vëmendjes, si në fushë, edhe jashtë saj.
Javën e kaluar u bë protagonist kur tifozët e Veronas e ofenduan në baza racore, derisa ai tentoi të largohet nga fusha, përcjell albinfo.ch.
Por, jashtë fushave mbetet protagonist. Balotelli ka shkelur rregullat e qarkullimit në Zvicër dhe është gjobitur me 90 franga si dhe 3 muaj heqje patente, pezullim që do të hyjë në fuqi më 31 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 30 mars.
Megjithatë, është e qartë nëse pezullimi vlen vetëm për në territorin zviceran, apo edhe në vende të tjera evropiane.
Sulmuesi pranoi se nuk i ka mbërritur akoma dënimi me postë, pasi ka dhënë adresën në Francë, ku edhe luante para se të transferohej te Bresica.