Në 18 komuna të Kosovës, mbi 175 mijë e 400 qytetarë e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës deri në orën 13:30 në raundin e dytë të zgjedhjeve, transmeton albinfo.ch.
Sipas përditësimit të të dhënave nga KQZ-ja, pjesëmarrja në përqindje deri në këtë orë është 13,33.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar procesi i votimit nëpër komuna po zhvillohet normalisht.