Autoritetet italiane janë sinjalizuar që më datë 2 gusht për praninë e bakterit vdekjeprurës Listeria ST155 në ushqime, por iu desh më shumë se një muaj kohë që të përcaktonin listën e produkteve të infektuara.
Sinjalizimi është dërguar menjëherë te sistemi i reagimit të shpejtë të Bashkimit Europian për sigurinë ushqimore (RASSF). Komisioni Europian kërkoi hetime dhe të dhëna shtesë më datë 10 gusht, raporton euronews, përcjell Albinfo.ch.
Nga hetimet e autoriteteve italiane rezultoi se bakteri ndodhej te djathi, që ishte përdorur në disa produkte, përfshirë këtu edhe një pjesë të salçiçeve Wudy.
Komisioni e kategorizoi rrezikun serioz për shëndetin më 20 shtator për më shumë se 30 vende, mes të cilave edhe Shqipëria dhe Kosova.