Helmimi i afër njëqind personave në Drenas javën e kaluar, ka ndodhur për shkak të baktereve në ushqimin e konsumuar në një qebaptore në këtë komunë. Këtë e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, që ka bërë analizat e ushqimit.
Në rezultatet e këtij instituti del që në pothuajse të gjitha ushqimet ka pasur baktere të cilat kanë ndikuar në helmim.
Pasi që i ka pranuar rezultatet, Komuna e Drenasit, këtë rast do ta procedojë në Prokurori.
Drejtoresha e Inspektoratit, Aurora Berisha, ka thënë për KTV-në se lokali do të mbetet edhe më tej i mbyllur. Megjithatë, pronari i këtij biznesi ka thënë se ndihet keq për këtë që ka ndodhur, transmeton albinfo.ch.