Gazeta gjermane shkruan se Bajern Munihu është në ndjekje të futbollistit me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka. Klubi më i suksesshëm gjerman e sheh Xhakën si zëvendësues të Xabi Alonsos, të cilit kontrata i skadon në verë të vitit të ardhshëm.
Që në verën e kaluar drejtori teknik i Bajernit, Michael Reschke, është në kontakt me menaxherin e futbollistit shqiptar të përfaqësues zvicerane. Edhe Matias Sammer, njëri nga personat me ndikim në stafin e klubit, ka deklaruar tashmë publikisht. “Granit Xhaka, ashtu si edhe të tjerët, janë duke u vëzhguar nga Bajerni”, shkruan gazeta gjermane.
Në anën tjetër, Bajerni është duke u munduar të zgjasë kontratën me futbollistin spanjoll. Bosi i klubit Rummenige ka konfirmuar se kohët e fundit ka pasur një bisedë më Alonson.
Në lidhje me këtë temë, edhe Xhaka është deklaruar: “Sigurisht se nuk do të doja të ndryshoja klub, qoftë në Bajern apo diku tjetër, nëse e dija se do të jam i katërti apo i pesti në mesfushë”, përcjell albinfo.ch.
Albinfo.ch