Skip to content

“Vaksinimi në Zvicër po funksionon, madje më mirë se sa është pritur”

Deri më tani, BAG ka regjistruar vdekje pas vaksinimit të plotë vetëm tek njerëzit mbi 80 vjeç - me një përjashtim

Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), numri i rasteve të infeksionit pavarësisht vaksinimit, është në intervalin që pritej nga studimet e bëra me rastin e miratimit të tyre.

“Prandaj, mund të thuhet se vaksinimi mbron me efektivitet të lartë kundër infeksioneve simptomatike me variantet SARS-CoV-2 që kanë qarkulluar në Zvicër deri më tani dhe kundër sëmundjeve serioze”, thuhet në raportin javr të BAG, shkruan srf.ch.

Kjo do të thotë se efektiviteti i dy vaksinave të disponueshme në Zvicër është 94 deri 95 për qind, transmeton albinfo.ch. Dhe: deri më tani, BAG ka regjistruar vdekje pas vaksinimit vetëm tek njerëzit mbi 80 vjeç – me një përjashtim.

Gjithsej 19 persona kanë vdekur nga ose në lidhje me virusin që nga 27 janari i këtij viti, pavarësisht se kanë pasur vaksinim të plotë Covid-19. Nga 460 të vaksinuar plotësisht dhe ende të infektuar gjatë së njëjtës periudhë, 96  është dashur të trajtoheshin në spital.

Një studim aktual nga Vaud gjithashtu konfirmon efektivitetin e lartë të vaksinimit. Drejtori i studimit Olivier Duperrex nga Unisanté Lausanne nxjerr një përfundim të qartë: “Vaksinimi po funksionon”.

“Madje funksionon më mirë sesa kanë parashikuar studimet”, transmeton albinfo.ch. Sipas shifrave të Vaudit, njerëzit e pavaksinuar aktualisht kanë një rrezik 80 herë më të madh për t’u prekur nga korona dhe për t’u sëmurë se sa të të vaksinuarit.