Më 21 dhjetor BAG raportoi mbi 10 mijë raste të reja me koronavirus, transmeton albinfo.ch.
Gjatë fundjavës, 10,002 infeksione të reja me koronavirus u raportuan në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.
Numri i testeve të kryera është 93,453. Kjo rezulton në një normë pozitiviteti prej 10.7 për qind.
BAG gjithashtu raporton 201 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 391 persona u shtruan në spital.
Për krahasim: të hënën e kaluar norma e pozitivitetit ishte 14.2 për qind. Në atë kohë, 10.726 infeksione të reja me koronavirus u raportuan gjatë fundjavës. Numri i testeve të kryera ishte 75,775. Në atë kohë, BAG raportoi 193 vdekje të reja dhe 445 shtrime në spital.