Më 11 janar 2021, BAG doli me raportin e ri të statistikave të fundit në shtetin e Zvicrës, transmeton albinfo.ch.
Gjatë fundjavës, 6523 infeksione të reja me koronavirus u raportuan në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.
Numri i testeve të kryera është 55,026. Kjo rezulton në një normë pozitiviteti prej 11.9 për qind.
BAG gjithashtu raporton 112 vdekje në lidhje me koronavirusin. 249 persona u shtruan në spital. /Albinfo.ch