Në 24 orët e fundit, në Zyrën Federale të Shëndetit Publik janë raportuar 4197 infeksione të reja me koronavirus, nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.
Norma e pozitivitetit të testimeve ka qenë 13 për qind.
BAG gjithashtu raporton 131 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 220 persona shtesë janë shtruar në spitale gjatë 24 orëve të fundit.
“Numri i riprodhimeve ka rënë në 0.86, por duhet të merret me rezervë”, thonë specialistët e fushës. Këtu ata kanë parasysh kufizimet dhe numrin e testimeve të realizuara pas ditëve të festës së Krishtlindjes dhe në prag të festës tjetër, asaj të Vitit të Ri.