E enjte (7 janar) BAG ka raportuar afro 4 mijë raste të reja me virusin korona, transmeton albinfo.ch.
3,975 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.
Ndërkohë, numri i testeve të kryera është 29,521.
Shkalla e pozitivitetit është 13.5 për qind.
BAG gjithashtu raporton 75 vdekje në lidhje me koronavirusin. Ndërsa, 196 persona u shtruan në spital. /Albinfo.ch