Më 1 shkurt 2021 BAG raporton afro 4 mijë raste të reja me infektim Covid, transmeton albinfo.ch.
Gjatë fundjavës, (e shtunë, diel) 3775 infeksione të reja me koronavirus u raportuan në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.
Numri i testeve të kryera është 63,152. Kjo rezulton në një normë pozitiviteti prej 6 për qind.
BAG gjithashtu raporton 78 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. Ndëkohë 161 persona u pranuan në spital. /Albinfo.ch