Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot (me një vonesë prej disa orësh) 34,367 raste të reja që kanë rezultuar pozitivë për virusin korona në 24 orët e fundit.
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 28,472 që është 16 për qind më shumë se në javën e kaluar, transmeton albinfo.ch. Në trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 33 ditë. Incidenca 14-ditore aktualisht është 3768.97, shkruan srf.ch.
BAG raporton 185 shtrime të reja në spital, mesatarja 14-ditore e të cilave është 98 në ditë.
1845 persona aktualisht po trajtohen në spitale për Covid-19, ose 17 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 141 pacientë me Covid-19 në stacione të kujdesit intensiv. Kjo është 5 për qind më shumë se javën e kaluar.
BAG raporton 12 raste të reja të vdekjes me Covid-19.