Në 72 orët e fundit, 2744 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.
Numri i testeve të kryera është 64,105. Shkalla e pozitivitetit është 4.3 për qind.
BAG gjithashtu raporton 16 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 100 persona shtesë u shtruan në spital. Vlera R është 1.09. /Albinfo.ch