Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, të mërkurën janë raportuar në Zyrën Federale tüë Shëndetitr Publik (BAG) 1795 infeksione të reja me koronavirus, të cilat kanë ndodhur brenda 24 orëve.
Në të njëjtën kohë, BAG ka regjistruar 13 raste të reja të vdekjes dhe 113 pranime në spitale.
Shkalla e pozitivitetit për dy javët e fundit ishte 7.6 për qind.
Numri i riprodhimit R, i cili tregon numrin mesatar të njerëzve të infektuar nga një person i infektuar, ishte 0.93.
Shfrytëzimi i njësive të kujdesit intensiv në spitale aktualisht është 75.3 përqind. 24.2 përqind e shtretërve të disponueshëm janë të zënë nga pacientët Covid 19.
Numri i testimeve të bëra në një mesatare 7-ditore është 26,231 teste në ditë dhe kështu është për 1 për qind më i ulët në krahasim me javën e mëparshme.
Aktualisht BAG raporton 1,022 njerëz që po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 6 përqind më pak se në javën e kaluar.