Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 13,718 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin korona gjatë javës së fundit.
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 1976 numër ky i njëjtë me javën e kaluar, transmeton albinfo.ch. Incidenca 14-ditore aktualisht është 318.58.
BAG raporton 154 pranime të reja në spital, mesatarja 14-ditoree të cilave është 21 shtrime në ditë. Aktualisht 482 persona po trajtohen në spital për Covid-19 ose, njësoj si javën e kaluar.
Aktualisht janë 36 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv që është 20 për qind më shumë se javën e kaluar.
BAG raporton 6 raste të reja të vdekjes.