Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 20,951 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin korona gjatë javës së fundit.
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 3018 që është 14 për qind më pak se në javën e kaluar.
Incidenca 14-ditore aktualisht është 561.42.
BAG raporton 288 shtrime të reja në spital, mesatarja 14-ditore e të cilave është 42 në ditë. 903 persona aktualisht po trajtohen në spital për Covid-19 dhe kjo është 14 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 46 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv ose 27 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar.
BAG raporton 17 raste të reja të vdekjes.