Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka zhvilluar një strategji të re për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Por strategjia në tërësi do të bëhet e njohur për publikun në ditüet në vijim, shkruajnë sot mediat zvicerane.
Megjithatë, një zëdhënës i BAG ka dhënë pak hollësi nga qasja e re e Zvicrës në raport me koronavirusin, shkruan albinfo.ch.
“Nëse në të ardhmen në një grup të caktuar gjendet një rast pozitiv, i gjithë grupi duhet të testohet me teste të shpejta .
Strategjia e re do të “zbatohet në javët e ardhshme”, ka konfirmuar zëdhënësi i BAG Daniel Dauwalder, duke konfirmuar për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA, lajmin e publikuar më herët në gazetën “NZZ am Sonntag”.
Ai me këtüe rast ka përmendur si shembuj shkollat dhe shtëpitë por nuk ka thënë asgjë për grupet e tjera të mundshme të synuara.
Sipas Dauwalder, kjo qasje e re do të përmirësojë kërkimin për burimet e infeksionit, përcjell albinfo.ch. Strategjia mund të zbatohet vetëm tani, kur tashmë është bërë e mundur futja në veprim e testeve të shpejta.