Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) raportoi sot 1295 raste të reja që rezultuan pozitivë me koronavirus në javën e fundit.
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 314 që është 61 për qind më pak se në javën e kaluar.
Incidenca 14-ditore aktualisht është 134.4.
BAG raporton 86 pranime të reja në spital, mesatarja 14-ditore është 26 shtrime në spital në ditë. 617 persona aktualisht po trajtohen në spital për Covid-19 ose 38 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 32 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv. Kjo është 14 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar. Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad hoc) janë aktualisht 78 për qind të zënë.
BAG raporton 6 raste të reja të vdekjes.