Ceremonia e çmimeve të akademisë britanike të filmit, BAFTA, shërbejnë si tapeti i kuq i fundit, i rëndësishëm, para finales së madhe të oskarëve që do të mbahet më vonë, këtë muaj.
Filmi i Netflixit “Roma” ka marrë çmimin kryesor në ceremoninë prestigjioze BAFTA duke marrë çmimin për Filmin më të mirë dhe për Regji. Drama “The Favourite” në të cilën Olivia Colman luan rolin e Mbretëreshës Anne të shekullit 18 në Britani, ka fituar shtatë çmime, përfshirë Filmin më të mirë britanik, çmimin për Skenarin, për Dizajn e Kostumografi, përcjell albinfo.ch
Olivia Colman mori çmimin ‘Aktorja më e mirë’ ndërsa Rachel Weisz çmimin ‘Aktorja më e mirë mbështetëse’.
The Favourite: 7 çmime, nominuar në 12 kategori
Roma: 4 çmime, nominuar në 7 kategori
Bohemian Rhapsody: 2 çmime, nominuar në 7 kategori
Black Panther: 1 çmim, nominuar në 1 kategori
BlacKkKlansman: 1 çmim, nominuar në 5 kategori
Green Book: 1 çmim, nominuar në 4 kategori
Vice: 1 çmim, nominuar në 6 kategori
A Star is Born: 1 çmim, nominuar në 7 kategori