Bad News Eagles e kanë nisur me fitore në turneun e CS:GO në Malta pas fitores me rezultat të ngushtë ndaj ekipit turk Eternal Fire.
Pas një ndeshje me plot emocione, Bad News Eagles kanë fituar ndaj Eternal Fire me rezultat 16-14, për ta nisur me fitore në turneun e CCT në Malta.
Lojtari me më së shumti eliminime nga ekipi shqiptar ishte Genc ‘gxx-‘ Kolgeci me 25 gjithsej.