Trupa “Uslender-Production”, e tubuar rreth reperit tashmë shumë të njohur shqiptar në Zvicër Granit Dervishajt, respektivisht Baba Uslender ka nënshkruar ditë më parë marrëveshjen e parë menaxheriale.
Dhe, këtë akt e kanë festuar treshja e këtij produiksioni e përbërë nga “Baba”,”Effe” dhe “Ensy”. Kjo shihet në një fotografi që ata e kanë plasuar në facebook me mbishkrimin: “Ne posa e nënshkruam një marrëveshje me Hangar Ent”.
Hangar Ent. Group nga Cyrihu punon për emra të mëdhenj të muzikës në Zvicër si Bligg, Baschi, Stress etj.
Adrian Schnaubelt, njëri nga bashkëpronarët e Hangar Ent e ka vërtetuar për revistën elektronike Tillate.ch se kanë filluar bashkëpunimin me “Babën”. “Ne në të ardhmen do t`i mbështesim Babaën, Effe-n dhe Ensy-n nga Uslender Production në punë të menaxhimit dhe booking-ut.
Por nga ana muzikore ata i mbeten besnikë stilit të tyre. Ndihma që do tëmarrin nga ne do të jetë e natyrës administrative”.