Banka më e madhe zvicerane UBS ka pësuar humbje prej rreth 2 miliardë dollarësh si pasojë e një transaksioni ilegal të një punonjësi nga një bankë investuese
Këtë e lajm e kanë bërë të ditur zyrtarët e UBS-it. Sipas njoftimit, punonjësi në fjalë ka realizuar transaksione të palejueshme.
Hetimi i rastit është duke vazhduar ndërsa klientët nuk janë prekur nga ky incident, thonë në UBS.
Paraditen e sotme në Londër është arrestuar një punonjës 31 vjeçar i bankës me dyshimin për mashtrim thuhet në njoftimin e UBS-it.
Banka me seli në Cyrih ka thënë se një gjë e tillë mund të çojë në humbje në tremujorin e tretë të 2011-ës.
Investitorët kanë reaguar me shpejtësi pas publikimit të lajmit, ndërsa në bursat zvicerane aksionet e UBS-it kanë rënë për më shumë se 8.5 për qind dhe pas kësaj ka filluar një ngritje e ngadalshme..