Fluturimi i “Swiss” LX40 që siguronte lidhjen mes Cyrihut dhe Los Angeles është dashur të ndërpresë fluturimin të mërkurën për shkak të një dëmtimi dhe u detyrua të zbarkojë urgjentisht në Iqaluit, në veri të Kanadasë.
I nisur rreth orës 13:30 nga Cyrih, aeroplani, një Boeing 777-300ER, është dashur të ndërpresë rrugëtimin e tij, ka konfirmuar kompania zvicerane në llogarinë e saj Twitter. “Një mesazh për mosfunksionim ka shkaktuar menjëherë mbylljen automatike të motorit të majtë, siç ishte i planifikuar”, tregoi “Swiss” mbrëmë.
Kompania tha se zbarkimi kishte ndodhur në mënyrë të sigurt. “Swiss” tani është përqendruar për t’u mundësuar pasagjerëve të arrijnë mirë në destinimet e tyre.