Pas aksidentit tragjik të ndodhur të premten pasdite, ku një aeroplan i vogël u rrëzua në liqenin Zug, autoritetet kanë arritur të nxjerrin mjetin fluturues nga thellësia prej 10 metrash po atë mbrëmje, transmeton albinfo.ch.
Në këtë ngjarje fatkeqe, një pasagjer 60-vjeçar humbi jetën, ndërsa piloti 49-vjeçar ka shpëtuar pa lëndime. Ekipet e shpëtimit dhe zhytësit reaguan menjëherë pas rrëzimit, duke rikuperuar mbetjet e avionit në mbrëmje.
Hetimet për shkaqet e aksidentit janë ende në vazhdim, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar rrethanat që çuan në rrëzimin e aeroplanit. /Albinfo.ch