Disa studiues të diplomacisë, politikës dhe ekonomisë nga Shqipëria dhe Kosova në Tiranë një tryezë të rrumbullakët për të ardhmen e afërt bashkëpunuese midis dy vendeve.
Takimi u organizua nga Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare dhe Klubit për Politikë të Jashtme për të trajtuar tema që lidhen me politikat e bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë, dhe sfida të tjera ekonomike dhe sociale midis tyre.
Pjesëmarrësit në këtë tryezë kanë vlerësuar se autostrada e re Durrës – Kukës ka sjellë një realitet të ri gjeopolitik dhe një shtytje të re për bashkëpunim më të madh.
Por kjo rrugë sipas tyre nuk është e mjaftueshme për të afruar ekonomikisht dy vendet.
Që rruga të bëhet e dobishme, sipas tyre, duhet që zyrtarët të heqin barriera dhe të krijojnë lehtësi të tjera administrative për klimën e biznesit në të dy anët e kufirit.