Skip to content

Autoritetet në Zvicër, në kërkim të pronarit të arit të lënë në tren

Vështirë se keni ikur nga platforma duke lënë përmbas një çantë plot me ari, por  kështu i ka ndodhur një personi në shtetin e pasur të Zvicrës, dhe autoritetet do të donin ta gjenin pronarin, shkruan BBC, përcjell albinfo.ch. Autoritetet po bëjnë përpjekje të mëdha për të gjetur pronarin e më shumë se tre kg ari […]

Vështirë se keni ikur nga platforma duke lënë përmbas një çantë plot me ari, por  kështu i ka ndodhur një personi në shtetin e pasur të Zvicrës, dhe autoritetet do të donin ta gjenin pronarin, shkruan BBC, përcjell albinfo.ch.

Autoritetet po bëjnë përpjekje të mëdha për të gjetur pronarin e më shumë se tre kg ari të lënë në një vagon treni tetorin e kaluar.

Ky ari që ka vlerën  191,000 dollarë, ishte gjetur në një tren në mes të qyteteve St Gallen dhe Lucern.

Pronari i ka pesë vjet për të rimarrë pasurinë të zyra e prokurorit në Lucerne, u tha në një deklaratë zyrtare.