Migrantët, të cilët po udhëtonin me një barkë, janë kapur nga autoritetet italiane në afërsi të Lampione dhe janë dërguar për në Lampedusa, në orët e vona të së shtunës.
Siç raporton agjencia Ansa, në mesin e migrantëve të shpëtuar ishte edhe një grua shtatzënë. Besohet se migrantët që po udhëtonin me këtë barkë vinin kryesisht nga Tunizia.
Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, pretendon se rënia drastike e valës së migrantëve që vijnë në Itali është e lidhur me përpjekjet e tij për të penguar organizatat bamirëse dhe të shpëtimit që ndihmojnë migrantët në det.
Shumica e migrantëve që po arrijnë në Itali përmes detit, po e bëjnë këtë gjë pa ndihmën e organizatave bamirëse.
Matteo Villa nga organizata ISPI ka thënë se vetëm 8 për qind e 3,073 migrantëve që kanë arritur në Itali gjatë periudhës 1 janar – 8 korrik, janë shpëtuar në det nga anijet e ndihmës dhe organizatat bamirëse./rel