Një ekip prej rreth 20 marinsave dhe 42 komando fluturuan nga Britania e Madhe në Gjibraltar për të ndihmuar në kapjen e cisternës, me kërkesë të qeverisë së Gjibraltarit.
Kërkesa për ndalim ishte bërë nga Shtetet e Bashkuara.
Cisterna dyshohej se bartte naftë në rafinerinë e Banias të Sirisë, e cila është subjekt i sanksioneve të BE-së.
Të dhënat nga Renifitiv Eikon, një burim i të dhënave për lëvizjen e cisternave, tregon se cisterna është ngarkuar nga Irani.
Nëse konfirmohet se cisterna është ngarkuar nga Irani, në përpjekje për ta dërguar në Sirinë e shkatërruar nga lufta, atëherë kjo përbën shkelje të sanksioneve të SHBA-së për eksportuesit iranianë të naftës.
Irani, së bashku me Rusinë, i kanë dhënë mbështetje të rëndësishme presidentit sirian, Bashar al-Asad, gjatë gjithë luftës civile të Siri, që tani ka hyrë në vitin e nëntë.
Konflikti, i cili filloi me një goditje qeveritare ndaj protestuesve në mars 2011, ka vrarë më shumë se 370,000 njerëz dhe ka zhvendosur miliona.