Kutitë e zeza do të jenë të detyrueshme për llojet e reja të makinave të pasagjerëve dhe furgonëve nga 1 korriku, pas hyrjes në fuqi të një rregulloreje të OKB-së, njofton albinfo.ch.
Rregullorja e re synon të lejojë përparim të rëndësishëm në mbledhjen e të dhënave mbi aksidentet rrugore dhe sigurinë e automjeteve, sipas Komisionit Ekonomik të OKB-së për Evropën.
Falë pajisjes së re, hetuesit do të jenë në gjendje të rindërtojnë një aksident nga pesë sekonda para dhe derisa automjeti të jetë i palëvizshëm. /Albinfo.ch