Një autobus i një kompanie turistike i cili po udhëtonte nga Kosova drejt Stuttgartit pësoi gjatë rrugës një problem teknik ku i shpërtheu një gomë.
Autobusi i cili ishte i mbushur me mërgimtarë nga Kosova që po ktheheshin në Gjermani u detyrua të ndalej në afërsi të Krushevacit në Serbi, transmeton Albinfo.ch.
Siç raportojnë udhëtarët, u deshën 2 orë pritje deri në rregullimin e gomës për t’u nisur pastaj drejt destinacionit që kishin.
