Njësitet e Doganës sot kanë realizuar një aksion në stacionin e autobusëve në Prishtinë, me ç’rast është ndaluar autobusi i linjës Novi Pazar – Prishtinë i një kompanie.
Pas kontrollit detal të bagazhit dhe në pjesë të ndryshme të autobusit, është gjetur mall, për të cilin dyshohet të jetë i kontrabanduar nga Serbia.
Malli i sekuestruar është: Tekstil origjina Serbi, Material higjienik, origjina Serbi, Nargile, origjina Turqi.
I gjithë malli është sekuestruar dhe ndaj të dyshuarit ka filluar procedura kundërvajtëse. Pas një pune operative, njësitet e Doganës sot kanë realizuar një aksion në Stacionin e autobusëve në Prishtinë.