Autobusët e Shqipërisë nuk janë lejuar të kalojnë në doganën e Morinës. Mediat në Tiranë raportojnë se ndalimi është bërë me urdhër të Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Katër autobusët shqiptarë janë ndaluar në Morinë që në orët e para të mëngjesit.
Sipas drejtuesve të mjeteve, të cilët janë të licencuar për linjën Tiranë-Tropojë, Ministria e Infrastrukturës e Kosovës ka urdhëruar që të mos u lejohet lëvizja në Kosovë.
Drejtuesit e mjeteve shprehen se nuk janë njoftuar më herët nga autoritetet për këtë bllokim të lëvizjes drejt Kosovës.