Shoferët dhe pasagjerët e autobusëve elektrikë të rinj që operojnë në Bernë dhe Schaffhausen po ankohen për temperaturat e ulëta brenda automjeteve. Autobusët, të prodhuar nga kompania spanjolle Irizar, përdorin pompë ngrohjeje që nxjerr nxehtësi nga ajri dhe e shpërndan në kabinë.
Problemi lind kur jashtë temperaturat janë zero gradë ose më të ulëta: sistemi i ngrohjes nuk arrin shpesh temperaturën minimale prej 15°C, për shkak se përdor më shumë energji dhe kjo ul autonominë e baterisë. Për pasojë, ngrohja është e kufizuar, veçanërisht për të kursyer energjinë.
Kompanitë e transportit në Bernë dhe Schaffhausen punojnë për përmirësime përmes azhurnimeve të softuerit dhe rregullimeve të parametrave, duke synuar të rikthejnë temperaturat e pranueshme për shoferët dhe pasagjerët pa komprometuar distancën që mund të udhëtojnë autobusët elektrikë.