Sipas policisë vendore, të enjten në mbrëmje një austriak dyshohet se ka vrarë një person dhe ka plagosur tre të tjerë në Hungari. Pas kësaj, austriaku 57-vjeçar ka qëlluar veten, raportoi një zëdhënëse e policisë, njofton Albinfo.ch.
Viktima ishte babai i partneres së bashkëshortit. Gruaja dhe motra e saj u plagosën rëndë. Gjithashtu edhe nëna e saj është plagosur rëndë. Ngjarja e përgjakshme ndodhi në banesën e prindërve të partneres, në fshatin Kaptalanfa, në rrethinën e Veszpremit.
Sipas policisë, gruaja ishte kthyer në familjen e saj në Hungari, informon më tej Albinfo.ch. Pas një grindjeje me partnerin e tij dhe të afërmit e tyre, burri thuhet se ka hapur zjarrin. Policia po kryen hetimet për dyshimin për vrasje.