Në Kosovë nuk dhurojnë donacione vetëm diaspora shqiptare, por edhe të huajt. Kështu ndodhi edhe së fundi.
“Mag. Alfred Hold nga Austria, solli pajisje për nevojat e brigadës së zjarrfikëseve në Suharekë. Donacioni përmbante, gërshërë hidraulike me pjesë përcjellëse, uniforma për zjarrfikës, helmeta etj”, thuhet në faqen e Komunës në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.
Gjatë pranim dorëzimit prezent ishte nënkryetari i Komunës së Suharekës, Rexhep Kuçi, drejtori i shërbimeve publike, Nexhat Ramadani dhe shefi i njësisë së zjarrfikëseve, Vehbi Krasniqi.
Këta të fundit falënderuan donatorin për donacionet, me ç’rast nënkryetari ndahu edhe një mirënjohje.
