2:1 ka qenë rezultati përfundimtar i ndeshjes miqësore Austri-Shqipëri, të luajtur në stadiumin ‘Ernst Happel’ të Vjenës.
Ishte kjo një humbje e paralajmëruar që në nisje të ndeshjes, kur, në 13 minutat e parë, Shqipëria i pësoi dy gola. Si fajtorë për këta dy gola, ishte mendim i përgjithshëm, ishin Cana dhe Mavraj.
Golat për Austrinë i shënuan Marc Janko në minutën e parë dhe Martin Harnik në minutën e 13-të.
Golin e vetëm për Shqipërinë, e shënoi Lenjani, në minutën e 47-të.
Më tutje, me gjithë përpjekjet e saj, Kombëtarja shqiptare nuk ia doli të ndryshojë rezultatin, i cili mbeti 2:1 për Austrinë.