Austria po e shqyrton mundësinë që në përballjen me krizën e refugjatëve të angazhojë edhe ushtarët e saj në vende të jashtme.
Siç ka deklaruar ministri austriak i mbrojtjes, Hans Peter Doskozil, “Austria është në favor të përforcimit të kontrolleve kufitare përgjatë rrugës ballkanike të refugjatëve, shkruan dpa.de. Në këtë kontekst, ajo i ofron Maqedonisë mbështetjen me ushtarët e vet.
Këtë deklarim Doskozil e ka bërë në prag të konferencës për krizën e refugjatëve që është mbajtur dje në Vjenë me ministrat e brendshëm dhe të jashtëm të nëntë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Aktualisht, një delegacion i dërguar nga Ministria e Mbrojtjes ndodhet në vend të ngjarjes, për të sqaruar këtë preokupim me autoritetet maqedonase, transmetonalbinfo.ch.
Maqedonia ka një rol kyç në planet austriake për të penguar fluksin e refugjatëve drejt Evropës Perëndimore.