Revista Falter raporton se Austria kërcënohet me 11 milionë euro gjobë, pasi ministri i Arsimit i ÖVP, Martin Polaschek, harroi të zgjidhte një kontratë për testet shkollore me grupin laboratorik të Salzburgut ARGE, përcjell albinfo.at.
Kontrata do të skadonte deri në fund të vitit akademik, por testimi i detyrueshëm në shkolla u ndërpre në qershor.
ARGE është përgjegjëse për vlerësimin e testeve në të gjitha shtetet federale, përveç Vjenës.
Partitë opozitare SPÖ, FPÖ dhe NEOS kanë kërkuar nga ministri që të deklarohet nëse gjoba do të zbatohet, transmeton ORF.