Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është takuar me kryetarin e Parlamentit austriak, Ëolfgang Sobotka.
Veseli ka kërkuari mbështetjen e nevojshme të Austrisë për liberalizimin e vizave.
Sipas tij në fund të këtij viti qytetarët kosovarë mund të lëvizin pa viza në Zonën Shengen.
Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Ëolfgang Sobotka, vizitën në Vjenë të Veselit dhe delegacionit që e shoqëron, e konsideroi një mundësi për të kontribuar më shumë në forcimin dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve që tashmë të dy shtetet dhe parlamentet respektive kultivojnë ndërmjet tyre.
“Austria e përkrahë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane. Austria e përkrahë gjithmonë Kosovën edhe në procesin e liberalizimit të vizave dhe nëse vlerësohet se janë përmbushu kriteret, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë këtë përkrahje për heqjen e vizave”, tha Sobotka.
Sot ka filluar turneu lobues për liberalizimin e vizave për kosovarët.
Në këtë vizitë, kryeparlamentari Veseli po shoqërohet nga një përfaqësues i secilit grup parlamentar: Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, Aida Dërguti Partia SocialDemokrate, Teuta Rugova Lidhja Demokratike e Kosovës, Evgjeni Thaçi Dragusha Partia Demokratike e Kosovës, Time Kadrijaj Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bilall Sherifi Nisma Socialdemokrate, Adem Hoxha LS dhe Fikrim Damka 6+.